Magazina

Fifi: Ish-i dashuri im i parë më la sepse nëna e tij i tha të zgjidhte mes meje dhe asaj, nuk më donte sepse isha fshatare e Ferizajt

Spektakli Big Brother VIP ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në javën e parë.

Plot 14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, gjersa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.


Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes meje dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.


Foto: Top Channel

Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button