Lajme

Fitore Pacolli: Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur VV ja prish planet dhe i sulmon këta të fundit.

‘’Nuk është e cuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që VV ja prish planet ai reagon dhe na quan kriminel. Është reagim i pamatur pasi nuk duket që ai nuk është në gjendje të mirë mendore. Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore’’, thotë ajo në T7.

‘’Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur të i nënshtrohet masave sic do qytetar vendi. Është dashur të lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulen personi VIP në ulëse të parë’, shton e njëjta.

“Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si VV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kalaurën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, përfundon Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button