Lajme

Flasin ekspertët/ Karantinimi nuk ishte i detyrueshëm, por si arriti Portugalia ta ‘ndalë’ koronavirusin

Portugalia, duke qenë fqinja më e afërt e Spanjës, ishte një nga shtetet që rrezikonte më shumë përhapjen e koronavirusit, por fatmirësisht ka ndodhur e kundërta.

Spanja dhe Portugalia janë dy shëmbuj të ndryshëm, pasi në Spanjë numri i viktimave dhe të infektuarve është disa herë më shumë se në Portugali.

Portugalia nuk e kishte bërë të detyrueshëm karantinimin, por u bëri thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat, ndërsa sjellja e qytetarëve ka qenë shembullore.

Ekspertët nga të dy anët e kufirit kanë shpjeguar disa faktorë përfshirë edhe udhëtimet e pakta mes Italisë dhe Portugalisë, për dallim nga ato mes Italisë dhe Spanjës që janë shumë më të shpeshta. Por, para se gjithash, Portugalia ka reaguar shumë më shpejtë ndaj pandemisë së COVID-19.

Pas ngjarjeve që u zhvilluan në Itali dhe Spanjë, autoritetet portugeze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme kur në këtë vend ishin regjistruar vetëm 100 raste me coronavirus dhe asnjë njeri nuk kishte vdekur. Në Spanjë një vendim i tillë është marrë pasi që ishin konfirmuar 4.209 raste të prekurve me COVID-19, si dhe 120 tjerë që kishin humbur jetën si rezultat i infeksion me coronavirus.

Përveç veprimeve të hershme, eksperti për shëndetësi publike Alberto Infante ka vërejtur tre elemente që ndoshta e kanë bërë dallimin krahasuar me Spanjën fqinje.

“Portugalia nuk ka një sistem të pushtetit të deleguar në rajone që e bën të vështirë marrjen e vendimeve; qeveria dhe opozita kanë punuar si një trup duke dërguar porosinë e njëjtë që nga fillimi; dhe ndoshta për këtë kanë mundur të shohin se çfarë po ndodhte jashtë kufijve, qytetarët kanë treguar shkallë të lartë të vetëdijes”, ka shtuar Infante.

Burimi

Back to top button