Lajme

Flet babai i 21 vjeçarit që u rrah rëndë nga një polic i Kosovës, duke i shkaktuar edhe sulm në tru


 

Një polic i Kosovë është arrestuar për dhunë ndaj një 21 vjeçari në Prishtinë.

Ai është arrestuar nën dyshimet se më më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë, kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru.

Zenel Beka, babai i 21 vjeçarit nga Prishitna ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i njëjti polic keqtrajton djalin e tij.

Ai thotë se djali kishte lëndime të mëdha në kokë si pasojë e dhunës.

“Ai e ka goditur në krye. Niher i ka qite sprej masanej i ka sjellë. I ajtë u kanë në krye. I kanë thirrë njësinë speciale të cilët ia kanë tërheqë vërejtjen”, është shprehur ai në Frontal Live.

Falë ndërhyrjes së mjekëve 21 vjeçari tashmë është jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri.net

Burimi


Back to top button