Lajme

Flet deputetja Mimoza Kusari-Lila për martesën e vëllaut

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare.

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila por ajo nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.
“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.

Reagon Valon Syla pas martesës së vëllait të Mimoza Kusarit me kanadez

Sot është publikuar lajmi se vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, Ylberi është martuar në Kanada.
Ai për të kaluar jetën e ka zgjedhur kanadezin Jonathan Ausmanin.

E ky lajm ka bërë bujë në mediat kosovare, derisa nuk kanë munguar as komentet e shumta në rrjetet sociale.
Për këtë martesë është deklaruar edhe analisti i njohur Valon Syla.

“Pe shoh që pe ngucin vllaun e Mimoza Kusarit që është martu me 1 burrë. Ska lidhje… mos e ngucni, mos e teproni… veç një ngjarje e 3 janarit është. Urime familjes Kusari. Shnosh kofshim”, ka shkruar Syla.

Shpend Ahmeti reagon ndaj lajmeve për martesën e vëllait të Mimoza Kusarit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për lajmet e martesës së vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila me Jonathan Ausman në Kanada.

Në media gjithashtu u publikuan edhe fotografi nga ceremonia e javëve më parë. Ahmeti tha se ka zero interes publik në publikimin e këtyre lajmeve dhe fotove.

”Unë nuk kam pa fotografi prej martesave të vëllezërve apo motrave të deputetëve tjerë, prandaj fotot e vëllaut të Mimozes nuk janë qasje fer. Përveç që jeton jashtë mu për shkak të paragjykimeve me e ndjek edhe jashtë vendit… Shyqyr që jeton jashtë e mundet me jetu jetën që e don”, shkroi ai në një postim në facebook.

Tutje ish-udhëheqësi me kryeqytetin, deklaroi se Ylberi, vëllau i deputetes, nuk është figurë publike pa marr parasysh që e ka motër Mimozen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button