Lajme

Frikë për shëndetin e Donald Trump: Presidenti amerikan shihet në gjendje të rëndë, nuk mund as të ecë

Dje Presidenti amerikan Donald Trump mbushi 74 vjet, por kurreshtja për shëndetin e tij sa vjen e shtohet, derisa paraqitjet e tij shpeshherë ngrisin pyetje nëse Presidenti amerikan është në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraqitja e tij gjatë të dielës ringjalli këto pyetje, në ndërkohë që Presidenti po bëhet gati për një fushatë të zjarrtë për rizgjedhjen si President i SHBA’ve.

Detajet për shëndetin e tij çdoherë janë një mister, por Presidenti shfaqet energjik gjatë tërë kohës, madje në shumicën e rasteve nuk përkon me moshën që ka. Rezultatet e një rutine shëndetësore të Trump thanë se ai kishte mbipeshë, rreth 110 kg, por sipas mjekëve nuk kishte asgjë shqetësuese.

Back to top button