Lajme

Futbollisti i Serie A, del pozitiv me Covid-19

Bota e futbollit assesi të ‘shpëtojë’ nga COVID-19.

Torino përmes një komunikate ka bërë të ditur se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv në testet për COVID-19.

“Gjatë testeve të para mjekësore të kryera te lojtarët e Torinos, u shfaq një pozitiv ndaj COVID-19”, thuhet në komunikatën e skuadrës italiane, përcjell lajmi.net.

“Futbollisti, aktualisht simptomatik, u vendos menjëherë në karantinë dhe do të monitorohet vazhdimisht”.

Një pjesë e madhe e skuadrave nga Serie A janë rikthyer në stërvitje individuale, për të qenë të gatshme për vazhdimin e sezonit, ku po presin dritën e gjelbër nga qeveria për një gjë të tillë

Burimi

Back to top button