Lajme

Futbollisti turk vret djalin e tij 5 vjeçar me të meta mendore

Futbollisti i Bursa Yildirim Spor, Cevher Toktas ka pranuar pas 11 ditësh se ka vrarë djalin e tij 5-vjeçar, i cili ishte shtruar me urgjencë në spital prej dy javësh me temperaturë të lartë dhe simptoma të Covid-19.

Mesfushori 33-vjeçar, që tani rrezikon burgimin e përjetshëm, ka rrëfyer se e ka mbytur fëmijën me një jastëk.

Tk
Tk

“Kam vendosur një jastëk mbi kokën e djalit tim, – ka qenë rrëfimi rrëqethës i futbollistit turk në polici. – Më pas kam lajmëruar doktorët që të mos kishte dyshime”.

2 15
2 15

“Nuk e kam dashur kurrë djalin tim më të vogël, nuk kam asnjë problem mendor. E vetmja arsye pse e kam bërë ishte sepse nuk e doja”.

3 10
3 10
4 5
4 5

Tani, Toktas do të gjykohet për vrasje dhe pritet që ta kalojë jetën e tij mbrapa hekurave. Ku (ndoshta) do të pendohet për atë që ka bërë dhe do të duhet të bashkëjetojë me këtë brengë për të gjithë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button