Gani Gërmia Tallet Me Policinë E Kosovës Në TikTok, I Kërkon Picë Margarita (VIDEO)

Moderatori, Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia” është tallur me Policinë e Kosovës.
Gjatë kohës sa ishte ‘live’ në rrjetin social “TikTok” ka telefonuar Policinë e Kosovës, njëherësh duke i kërkuar picë, raporton Indeksonline.
Pjesë nga biseda:
Policia: Alo Policia urdhëroni
Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C
Policia: Qysh i nderum
Visari: Picë margaritë te rruga C
Policia: A ki ndonjë problem i nderum
Visari: Jo nuk kam problem
Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum
Visari: Aaaa, me mfal.
Hajdutët po përdorin metoda tmerruese për t’u futur nëpër shtëpi, paralajmërimi i ekspertëve
Bravëndreqësit po u bëjnë thirrje pronarëve të shtëpive që të marrin më shumë masa paraprake pasi hajdutët po përdorin metodën e djegies së dyerve për të hyrë në shtëpi.
Day Travel
The Sun, shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar se kriminelët kanë përdorur nxehtësinë për të shpërthyer dyert dhe për të këputur bravat, në mënyrë që të hyjnë në shtëpi dhe për të vjedhur.
Bravëndreqësit kanë paralajmëruar se trendi është në rritje, pasi një klienti të tyre në Mançester iu thye shtëpia.
Sipas mediave hajdutët përdorin metodën e djegies për dëmtuar bravat e më pas futen në shtëpi, ku dhe kryejnë ‘misionin’ e tyre’.
Drejtoresha e kompanisë Elizabeth Johns u ka kërkuar pronarëve të shtëpive që të vendosin në dyer e shtëpive brava rezistente në mënryë që hajdutët mos t’i dëmtojnë, duke bërë në këtë mënyrë që të shmangin vjedhjen.