Lajme

Ganimete Musliu lavdëron Thaçin: Në kohën sa ishte kryeministër, pagat e Policisë u rritën për 139%




Në kohën kur është hapur afati për qytearët që duan të aplikojnë për policë, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Musliu ka thënë se Thaçi në kohën sa ishte kryeministër, pagat e Policisë së Kosovës janë për rritur për 342 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Në kohën kur z.THAÇI ishte Kryeminister i Kosovës pagat e Policisë Kosovës nga 247€ u bënë 589€. Pra pati ngritje të pagës 139% për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Hashim Thaçi ka qenë kryeministër në periudhën 9 janar 2008 deri më 9 dhjetor 2014.

Aktualisht, ai është duke qëndruar në paraburgim në Hagë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button