Lajme

Genc Prelvukaj: Ja pse Vjosa Osmani ka gabuar që është larguar nga LDK

Këngëtari, Genc Prelvukaj, ka folur rreth deklaratës së Vjosa Osmanit e cila kishte thënë se ka qenë e ndikuar nga opinionet brenda LDK’së në lidhje me Albin Kurtin.

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’ ka thënë se deklarata e Osmanit ka dy interpretime, që të cilat shpalosin dobësi dhe profili i saj nuk e meriton të jetë në krye të vendit.

“Është tregues që nuk ka mendim personal por transmeton atë se çfarë dëgjon përreth, ose nuk ka guxim ta thotë mendimin e saj kur ndodhet në një mjedis që mendon ndryshe”, ka shkruar Prelvukaj.

Tutje, ai ka thënë se në rast se Vjosa Osmani nuk ka mundur të durojë autoritetin e dobët të Isa Mustafës, është e pakuptimtë të besohet se mund ta durojë autoritetin e rre.ptë të Albin Kurtit.

Madje, Prelvukaj ka shtuar së Osmani ka gabuar që është larguar nga LDK, pasi sipas tij ajo mund të merrte partinë brenda dy tri vitesh.

Gjithashtu ai ka cekur se në rast se mospajtimet me mendimin e tij të cilat kalojnë në of.endim ai do bllokoj secilin prej tyre./Kosovarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button