KosovëLajme

Gjakovari e vjedh dhe e shet televizorin e shtëpisë, nëna e raporton në Polici

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se djali i saj e ka vjedhur dhe e ka shitur televizorin e shtëpisë.

Sipas njoftimit të Policisë të mërkurën, televizori i është kthyer ankueses ndërkaq, i dyshuari është arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se në shtëpinë e saj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur televizorin dhe më pas e ka shituar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa televizori i është kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Ky është i arrestuari në Prishtinë që iu gjetën mbi 14 kg drogë në shtëpi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button