Lajme

Gjakovë, e pushuan nga puna për shkak të COVID-19, kryefamiljari nuk ka para të paguajë qiranë

Emisioni “shqiptarët për shqiptarët” transmetoi një kronikë televizive të RTK në Kosovë. Në Gjakovë në kushte të vështira jeton familja me pesë anëtare e Bekim Ferizit. Bekimi është i papunë pasi më parë punonte në ndërtim. Bekimi thotë se është pushuar nga puna së bashku me tre punëtore të tjerë por u është premtuar kthimi në punë pas normalizimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Familja e Bekimit ka nevojë edhe për një shtëpi pasi siç thotë Bekimi ai nuk mund të paguajë dot as qiranë e banesës. Pronari i banesës i kërkoi paratë për dy muaj, por Bekimi nuk ka asnjë të ardhur. “Nuk di ku të shkoj. Paratë nuk i kam. Ju lutem më ndihmoni”,-shprehet Bekimi.

Duke parë gjendjen e rëndë të familjes dhe pas interesimit të RTK, instancat e komunës së Gjakovës i dërguan një pako me ushqime familjes Ferizi.
(BalkanWeb)

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button