Lajme

Gjatë tubimit Biden heq maskën dhe kollitet, pamjet shpërndahen shumë në media

Gjatë një tubimi në Nevada kandidati për president të SHBA, Joseph Biden ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra dhe është kollitur.

Ky moment është bërë viral në media dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë dënuar këtë veprim të tij, ndonëse ai në momentin kur u kollit vendosi dorën para.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse.

Madje ai i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Mes atyre që e kanë kritikuar ka pasur dhe nga ata që e kanë mbrojtur Biden duke thënë se askush nuk ishte afër tij dhe se tubimi ishte organizuar në ambient të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button