Lajme

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Deçan

Në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit është gjetur i vdekur një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet në Polici se i njëjti është raportuar nga disa kalimtarë, që e kishin hasur të shtrirë në rrugë.

Menjëherë i njëjti edhe ishte dërguar në spitalin e Pejës.

Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me konsultim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button