Lajme

Gjendet në bunar trupi i pajetë i të zhdukurit nga Vushtrria

Një trup i pajetë është gjetur sot në një bunar në Vushtrri.

Dyshohet se është trupi pa shenja jete është i Musli Krasniqit, nga fshati Begaj të Vushtrrisë, i cili që nga data 28 tetor i këtij vitit është larguar nga shtëpia.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se trupi i pajetë është i të zhdukurit Krasniqi, mirëpo këtë nuk po e thonë edhe në polici.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar se është gjetur një trup pa shenja jetë, mirëpo ende nuk është identifikuar.

“Aktualisht nuk kemi informacion rreth identitetit të personit që është gjetur pa shenja jete. Më vonë sigurisht se do ta mësojmë identitetin dhe do t’iu informojmë”, ka thënë Zahiti.

Ka disa ditë që familjarët, Policia, FSK dhe vullnetarë kanë kërkuar të zhdukurin Musli Krasniqi./Indeksonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Na ndiqni ne Facebok
Like nese je Shqiptar

Close
Close