Lajme

Gjendet një person i vdekur në skaj të rrugës në Lipjan, policia jep detaje!

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.

Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.

Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

Nga policia nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Burimi

Back to top button