Lajme

Gjermani, sul mohet me gurë xhamia në Koln

Xhamia Köln Chorweiler në qytetin Këln të Gjermanisë ishte shënjestër e një sul mi nga persona të panjohur.

Faltorja muslimane, e cila vepron nën Unionin Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) në Gjermani, u sul mua me gurë disa orë pas mesnate.

Ndryshe, sot përsëri do të rihapen xhamitë në Gjermani, ku namazet kolektive dhe aktivitetet e tjera fetare u pezulluan tetë javë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë ditë, xhamia në Këln ishte shënjestër e sul meve vandale, të cilat thyen xhamat dhe derën kryesore të hyrjes së objektit të adhurimit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Su lmi u regjistrua nga kamerat e sigurisë në xhami dhe pamjet tregojnë dy persona të përfshirë në përdh-osjen e xhamisë.

Ibrahim Altun, presidenti i DITIB-it në Chorweiler, tha se i gjithë rasti është raportuar menjëherë në polici dhe se kanë filluar hetimet.

Back to top button