Lajme

Gjest i madh human/ Për Ramazan buka falas në këtë komunë shqiptare

Komuna e Sarajit e cila shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit është duke e pritur me padurim muajin e shenjtë të Ramazanit.

Banorët e kësaj komune si vitet e kaluara dhe këtë vit kanë vendosur që të japin bukë pa para për ata që nuk kanë mundësi me pagu, shkruan Hoxha Omer Bajrami në rrjetin social Facebook.

Ky është statusi i hoxhës që e ka shkruar në Facebook

Elhamdulilah! Edhe këtë vit, si disa vite me rradhë, bukët gjatë muajit Ramazan për nevojtarët do të jenë falas, në të gjitha furrat e Sarajit.

Çdo kush që ka nevojë, mund të merr çdo ditë bukë falas, te cila furrë të dëshirojë. Pagesën e tyre do ta bëjmë (inshaAllah) në ditën e fundit të Ramazanit.

Çdokush që mund ta realizojë këtë ide në vendin e tij për lehtësim të gjendjes, le të na bashkangjitet duke na dërguar njoftim për vendin në të cilin mund të drejtohen nevojtarët për të marrë bukë pa pagesë.

Allahu e lehtësoftë. Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Amin

Hoxhë Omer Bajrami

Kujtojmë që dita e parë e ramazanit është të premten me datën 24 prill./Albanian Show

Burimi

Back to top button