Lajme

Gjetën 1 milion dollarë, veprimi që bënë do ju lërë pa fjalë

Pjesëtarët e një familjeje në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara gjetën një shumë prej 1 milion dollarësh.

Paratë u gjetën në mes të rrugës, teksa familja po shijonte lirinë pas disa ditësh në karantinë.

Një makinë përpara tyre e kishte anashkaluar me idenë që ishte qese plehrash, por familja Schantz nuk e bëri këtë gabim.

Duke ecur panë dhe një qese tjetër, e morën dhe atë me idenë që më vonë t`i hidhnin bashkë në koshat e mbeturinave.

Kur arritën në shtëpi dhe i panë, iu dukën si zarfa të dërguara me postë. Por kur kontrolluan më mirë, panë se ishin para.

Ata nuk i mbajtën paratë, por lajmëruan autoritetet, të cilat tani po hetojnë për të parë se si përfunduan në rrugë. /k.k/noa.al/

Back to top button