Lajme

Gjini i AAK-së: Kritikat nuk nënkuptojnë se do të dalim nga koalicioni

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie ka thënë se përkundër kritikave, AAK nuk do të del nga koalicioni qeverisës. Ai ka thënë se AAK ka kritika për mënyrën se si Hoti po e drejton koalicionin, por shton se një gjë e tillë nuk nënkupton se nuk e përkrahin qeverinë dhe që do të largohen nga koalicioni, shkruan Reporteri.net.

“Kritikat e Haradinajt për procesin e dialogut, nuk nënkuptojnë largim nga koalicioni dhe nuk nënkupton mos përkrahje politike për qeverinë”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se pas shërimit të Hotit do të takohen edhe me Isa Mustafën për t’i diskutuar të gjitha çështjet.

“Do të ketë ende bisedime. Kryeministri është ende në vet-izolim. Shumë shpejt do të kthehet në punë. Do të kemi diskutimet të drejtpërdrejta, pas kthimit të tij. Dialogu nuk duhet të zhvillohet pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari do të bisedoj edhe me kryetarin Mustafa dhe kryeministrin Hoti.”, ka theksuar Gjini.

Back to top button