Lajme
Gjinovci ironizon me PDK’në: A vjen tash në studiot e T7 pas sondazhit?




Analisti politik, Rron Gjinovci, ka ironizuar me PDK’në, pasi kjo e fundit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në debate e intervista në RTV Dukagjini.
Gjinovci ka pyetur në formë ironike nëse do ndikojë sondazhi i realizuar nga T7 për zgjedhjet në Kosovë në pjesëmarrjen e PDK’së në emisionet e T7, shkruan Gazeta Express.
“A vjen tash PDK në këto studio?”, ka pyetur Gjinovci.
Në këtë sondazh, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja.
Rezultatin e sondazhit e gjeni më poshtë:
VV: 50.83%
PDK: 16.94%
LDK: 15.97%
AAK: 6.98%
Nisma: 2.95% /Gazeta Express/