Lajme

Gjykata e CAS-it vendos për fatin e Manchester City në fillim të muajit të ardhshëm

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do ta bëjë të ditur vendimin e vet për ankesën e Manchester Cityt ndaj përjashtimit nga garat evropiane për dy vjet në fillim të muajit korrik.

Gjyqi treditor mes Cityt dhe UEFA-s u mbajt përmes një video-konference dhe përfundoi të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

“Në fund të seancës dëgjimore, të dy palët e shprehen kënaqësinë e vet me përfundimin e procedurës”, thuhet në komunikatën e CAS-it.

“Vendimi do të bëhet i ditur gjatë pjesës së parë të muajit korrik 2020. Data e saktë do të tregohet paraprakisht”.

Manchester City është ankuar ndaj vendimit të UEFA-s nga muaji shkurt, e cila e përjashtoi gjigantin anglez nga garat e evropiane për dy vjet dhe e gjobiti me 30 milionë euro për shkelje serioze të rregullave të ndershmërisë financiare të UEFA-s.

Burimi

Back to top button