Lajme

Gjyshja 113-vjeçare personi më i moshuar në botë që mposht koronavirusin

Spanjollja 113-vjeçare personi më i moshuar në botë që mposht koronavirusin

Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga koronavirusi. Hulumtuesit thonë se ajo është personi më i vjetër në botë që i ka mbi jetuar sëmundjes së re.

Mediet lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, e mposhti koronavirusin pasi luf toi për disa javë me të.

Pasi kishte dalë pozitive në test, zonja Branyas ishte vendosur në karantinë në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vd ekur nga virusi i ri.

Për më tepër, kur ajo ishte fëmijë, e kishte mposhtur edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdek jeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Back to top button