Lajme

Grabitje në një market në lagjen “Dardania”

Një vjedhje ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, saktësisht në një market që gjendet në atë anë.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se tashmë janë identifikuar dy persona të dyshimtë për këtë rast, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani nuk dihet ende shuma që është arritur të vidhet nga ky market./Lajmi.net/

Back to top button