Lajme

Gripi i janarit më i fort se covid-19?

Tani kur gjithë bota është në panik nga koronavirusi dikush në Vushtrri po tërheq vërejtjen se edhe në janar ishte një virus i fuqishëm që mori disa jetë, por që me të nuk u mor askush.

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë nga kjo sëmundje pësuan 12 persona. Por sikush po vlerëson se një periudhë kritike vendi e kaloi edhe në fillim të vitit.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri Shemsi Rrahimi thotë se janari i 2020 u karakterizua me më shumë vdekje se sa muaji i njëjtë i viteve të kaluara.

“Këtë vit në janar kanë vdekur gjithsej 54 persona për dallim prej 10 vjetëve të fundit që mesatarja ka qenë 38 vetë, është 29 për qind më shumë se 10 vitet e fundit”, tha Rrahimi për Klan Kosovën.

Hoxha ka dyshime se gripi që qarkulloi në atë kohë ishte shkaktar i këtyre vdekjeve.

Numër i shtuar i pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore në janar u vërejt edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Derisa simptomat e këtij gripi po thuhet se ishin të njëjta me ato të pandemisë covid-19.

E nga gripi i janarit mesatarja e moshës së personave të vdekur të paktën në Vushtrri ishte 75 vjeç.

Burimi

Back to top button