MuzikeTV/FilmYjet

Gruaja i përgatit rreng Amir Khanit, e bën boksierin të mendojë se i ka humbur dy milionë funte

Amir Khan është tërbuar me gruan e tij, pasi një rreng në YouTube e ka bërë të mendojë se i ka humbur dy milionë funte (2.32 milionë euro). Faryal Makhdoom ka vënë kamera të fshehta në kuzhinën e shtëpisë së tyre për të realizuar një video për kanalin e saj në YouTube.

Në videon e publikuara, 28-vjeçarja dhe boksieri shihen duke diskutuar për paratë, ndërsa ish-kampioni i botës dëshiron t’i konvertojë shtatë milionë dollarë amerikanë në funte britanike para se funta të bëhet më e fortë për shkak të Brexit-it.

Ndërsa gjatë bisedës, gruaja e tij i thotë se aksidentalisht ia ka dërguar dy milionë funte një mikut të tyre (të quajtur Sam), në vend se t’ia dërgonte 20 funte që ia kishte borxh. Dhe që atëherë, sipas Faryal, ai nuk ia hapte telefonin.

(Foto: Screenshot/YouTube)

32-vjeçari nis të nevrikoset dhe i bërtet asaj: “Çfarë dreqin bën gjithë ditën? Si do ta bindim që të na i kthejë. Ligjërisht, ka marrë fund. Nuk mund ta ndjekim për ato para. Nga 20 funte në dy milionë funte, çfarë budallaqe e dreqit. A je mirë ti Faryal? A je mirë në krye ti?”.

Amir Khan dhe Faryal Makhdoom (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Pasi e ka mbajtur në atë gjendje për dhjetë minuta, gruaja e tij i ka treguar se ka bërë shaka dhe gjithçka është kapur nga kamerat. Ndërsa ai është ndier i turpëruar për reagimin e tij. /Telegrafi/

The post Gruaja i përgatit rreng Amir Khanit, e bën boksierin të mendojë se i ka humbur dy milionë funte appeared first on Telegrafi.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Na ndiqni ne Facebok
Like nese je Shqiptar

Close
Close