Lajme

Halil Kastrati për 2 orë grumbulloi 180 mijë euro në Londër, Qeveria Kurti për 4 ditë 170 mijë euro nga diaspora

Hoxha i njohur kosovar që udhëheq me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, po vazhdon që të shpërndan ndihma në kohë pandemie në të gjitha komunat e Kosovës, madje kur bëhet fjala për grumbullimin e parave për ndihma për familjet me nevojë ai shënon rekorde për grumbullim të mjeteve.

Kastrati në një bisedë telefonike me Gazeta Metro, ka treguar se aksioni për shpërndarjen e ndihmave po vazhdon në të gjithë Kosovën, ku sot kanë dhuruar në Kamenicë ndihma për 166 familje me nevojë dhe Ferizaj për 100 familje.

Po ashtu kur jemi tek ndihma nga diaspora, Kastrati tregoi se në shkurt kishin pasur edhe një aksion shumë të suksesshëm edhe në Londër, ku shqiptarët atje kanë dhuruar 180 mijë euro donacione.

Në organizimin e suksesshëm që kemi pasur me 29 shkurt në Londër, atje kemi mbledhur mbi 160 mijë funte, që në euro i bie 180 mijë euro. Shqiptarët që jetojnë në Londër këto i kanë dhuruar në një aktivitet humanitar për shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’”, tha Kastrati për Metron.

Kujtojmë, se edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka nisur një nismë dhe ka kërkuar ndihmë nga shqiptarët në diasporë që të dërgojnë para për ta ndihmuar Kosovën në përballjen ndaj koronavirusit.

Në nën-llogarinë e thesarit të shtetit janë grumbulluar 170 mijë euro për katër ditë nga diaspora për të luftuar pasojat e pandemisë së Coronavirusit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka treguar se fondi ka qëllim mbledhjen e fondeve nga Qeveritë e shteteve të huaja, organizatat, por edhe diaspora.

“Deri më tani të dhënat e sotme thonë që ne kemi pranuar përafërsisht rreth 170 mijë euro mjete nga diaspora, të cilat janë identifikuara si mjete që kanë ardhur”. /metro/

Burimi

Back to top button