Magazina

Hapi Google Maps dhe e zbuloi gruan me dashnorin

Që nga viti 2005 ekziston Google Street View i ka lehtësuar jetën të shumtëve, por jo edhe gruas nga Peru që u zbulua afera jashtëmartesore nga burri i saj përmes këtij aplikacioni, transmeton Gazeta Metro.

Burri nga Peru, duke vëzhguar rrugët e kryeqytetit Lima përmes aplikacionit, ju shfaq para një pamje që se kishte pritur. Në një ulëse në rrugë ai e pa një grua të ulur me dashnorin që ishte shtrirë me kokën në prehrin e saj.

Nuk do të ishte problem sikur ai të mos kishte njohur gruan e tij megjithëse se aplikacioni kujdeset që të mbulohen fytyrat e njerëzve si mbrojtje të privacisë. Ashtu edhe e zbuloi se ajo kishte dashnor.

Siç shkruan gazeta britanike Mirror, gruaja e kishte pranuar marrëdhënien dhe ata u divorcuan jo shumë kohë pas. Mbetet e paqartë si kjo fotografi po qarkullon në internet dhe tani është popullarizuar kur kemi parasysh se ‘incidenti’ ndodhi në vitin 2013.

Back to top button