Lajme

Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për vdekjen e të riut nga Gjilani

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga kryeministri në largim Albin Kurti dhe ministri në largim Arben Vitia shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

“Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button