Lajme

Haradinaj me fjalë të rënda ndaj Gjinovcit: Je analfabet, që 10 vite s’ke arritur ta përfundosh !

Haradinaj me fjalë të rënda ndaj Gjinovcit: Je analfabet, që 10 vite s’ke arritur ta përfundosh fakultetin

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është përplasur me analistin Rron Gjinovcin, duke e quajtur analfabet që për 10 vite nuk ka arritur ta përfundoj fakultetin, shkruan Gazeta Metro.

Përderisa po bisedohet rreth AAKs’ë dhe punës së tyre në Qeveri, janë përplasur në “Pressing”, analisti Rron Gjinovci dhe deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.

“Ju jeni analfabet nuk keni mundur ta përfundoni fakultetin që 10 vite Mentaliteti i yt majtist mu nuk më bënë përshtypje” , ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Gjinovci e ka mohuara një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë”, është përgjigjur shkurt Gjinovci.

Gjinovci tutje e ka quajtur farsë Rimëkëmbjen Ekonomike duke ia përmendur ministrit të AAKs’ë, Selim Selimit. ish-këshilltarin Enis Qerka i cili u shkarkua javën e kaluar pasi mediet raportuar për një rast ku në veturëne tij ishin gjetur 133 kilogramë drogë./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button