Lajme

Haradinaj: Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin

“Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cënuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar pak orë më parë masat e reja rreth kufzimit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve do të lejohet vetëm një orë e gjysmë në ditë, duke e caktuar orarin bazuar në numrin personal të qytetarëve.

Burimi

Back to top button