Lajme

Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Osmanit, thotë se po shpifet ndaj saj me metoda të propagandës serbe

Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Osmanit, thotë se po shpifet ndaj saj me metoda të propagandës serbe

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje kryeparlamentares Vjosa Osmani pas sulmeve në rrjete sociale ndaj familjes së saj.

Ishte vet Osmani që denoncoi disa fotografi të babait të saj që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale, duke i quajtur shpifje. Edhe kryetari i LDK’së, Isa Msutafa, tha që këto sulme janë neveritëse dhe duhet të ndalen.

Avdyli në anën tjetër thotë se shpifjet i ngjajnë propagandave serbe.

‘’Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyerje, në shpifje, janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën serbe bazë e kanë maksimën serbe – shpif, shpif, shpif se diçka mbeten.’’, shkruan ai.

‘’Kur këtyre shqipfolëseve shpifës iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqtë të bazuar në shpifje, shpesh edhe imagjinar.’’

‘’Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja. Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni. Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vërtetën, atëherë keni me mbet pa fjalë. Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë. Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerëz të ndershëm e ju s’do arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.’’, përfundon Avdyli shkrimin e tij në rrjetin social Facebook./Express/

Burimi

Back to top button