Lajme

Haxhi Shala i Nismës ndërron mendje: Do ta votoj Qeverinë Hoti për këtë arsye

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka treguar se do të votojë ‘pro’ Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë se Nisma është monopolizuar nga dy persona, por se pas një vizitë që pati te Presidenti, duke mos treguar te cili, dhe te ish-kryeministri Ramus Haradinaj, vendosi të votojë ‘pro’.

“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona, por mbrëmë në vizitën që kam pasur te Presidentit dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj vota ime do të jetë për Qeverinë Hoti.”, tha ai.

Ndryshe, aktualisht në Kuvend po diskutohet pika e vetme e rendit të ditës, e që është votimi i Qeverisë në krye me Avdullah Hotin e LDK’së.

Kjo e fundit, pritet të formojë Qeverinë në kaolicion me AAK’në, Nismën, Listën Serbe si dhe partitë tjera pakicë.

Burimi

Back to top button