Lajme

Haxhiu: Derisa ndodhi rasti i të riut nga Gjilani, Kurti e Vitia dilnin kah 10 herë në ditë për marketing

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë ne detyrë për eqmenaxhimin e pandemisë.

‘’Gjatë kohës së pandemisë janë bërë dy shkelje Kushtetuese. Keqmenaxhimi i karantinës, riatdhesimi, janë disa nga gabimet e Qeverisë. Ka qenë më shumë e prekoupuar me marketing, deri në rastin e të riut nga Gjilani pothuajse nga 10 herë në ditë i kemi pa në konferenca. E tash fshihen pas zyrtarëve të tyre’’, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Sipas tij, kjo Qeveri në fillim u fokusua në marketing, derisa ndodhi rasti i vetëvrasjes së të riut në kovikte në Prishtinë.

Back to top button