Lajme

Haxhiu: Ish-ministri Vitia shpenzoi paranë publike për të bërë reklama, shkeli çdo rregull posa iku nga pozita

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte një mashtrues e manipulant, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu ka thënë Vitia shpenzoi paranë publike për të bërë reklama për vete në kohë të pandemisë dhe masat që i proklamoi vet i shkeli posa u largua nga pozita.

Deputeti i PDK’së tha se Vetëvendosjes shumë shpejt i doli boja, ata ishin mashtrues e vjedhën duke blerë pajisje me çmime deri në 3500% më shtrenjtë.
Postimi i plotë:

Ish ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shpenzoi paranë publike për të bërë reklamë për vete në kohë të pandemisë, masat që i proklamoi si ministër i shkeli posa u largua nga pozita.

Si ministër lëvizjen e qytetarëve e kufizonte me numër të letërnjoftimit, ndërsa në tubim mban fjalim para mijra qytetarëve duke shkelur çdo rekomandim.

Kjo deshmon se çfarë mashtruesish dhe manipulantesh ishin në Qeveri te cilët vjedhnin ne pandemi duke blerë barana e pasije me çmime abuzive deri 3500% me shtrenjtë.
Shpejt ju doli boja.//gazetaprishtina.info

Burimi

Back to top button