Lajme

Haziri jep detaje ‘shokuese’ për 26-vjeçarin, ja çka kishte bërë babai i tij

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se babai i 26-vjeçarit që ka vdekur të dielën në Qendrën e Studentëve, kishte dal aeroport për ta pritur, mirëpo siç ka thënë ai, nuk i është lejuar takimi me djalin e tij.

Në një konferencë për media, Haziri ka thënë se i riu ishte kthyer nga Gjermania, pas kërkesës që kishin bërë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Vet fakti se mënyra e organizimit të kthimit ka qenë përmes institucioneve të Kosovës, Komuna e Gjilanit i ka bërë kërkesë Ambasadës së Kosovës në Berlin. Ambasada ka reaguar dhe ka organizuar kthimin me aeroplanin e parë. I kemi plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë rast që ka qenë me prioritet, por në Prishtinë iu është nënshtruar rregullave të Prishtinës, mandej ne s’kemi pasur mundësi tjetër. Babai i djalit ka qenë në aeroport, ka kërkuar ta takojë djalin, por nuk e kanë lejuar”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit ka kërkuar që rasti i vdekjes së të riut të hetohet dhe të zbardhet të gjitha rrethanat.

Dje edhe sot Gjilani po kalon nëpër tragjedi të paimagjinueshme, dhimbja e madhe me rastin e njoftimit se një djalë i ri nga komuna jonë i cili është kthyer nga Gjermania, ai është njohur. Kërkojmë nga organet e hetuesisë ta hetojnë rastin deri në fund, t’i japin qetësi familjes duke e zbardhur rastin. Ia kemi obligim çdo njërit që është prekur nga kjo situatë”, ka thënë Haziri.

Burimi

Back to top button