Lajme

Hëngri drekë dhe la çantën me 95 mijë euro në restorant, ja çfarë mësoi më vonë biznesmeni

Një biznesmen nga Latina ishte ulur ne restorant per te ngrene dreke dhe pasi mbaroi, harroi aty një çantë që kishte brenda rreth 95 mijë euro.

Megjithatë, punonjësit e barit e pikasën dhe kontrolluan menjëherë për të gjetur poseduesin e tyre.

Pas kontrolleve u gjet edhe pronari i saj, të cilën e lajmëruan menjëherë. Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.

“Motra ime e gjeti atë në një tryezë jashtë restorantit dhe si zakonisht e vendosim atë pas banakut duke pritur që dikush të vijë e ta kërkojë. Por teksa askush nuk erdhi që ta tërhiqte, ne e hapëm duke kërkuar gjurmë për të gjetur pronarin.

Aty ndodheshin shumë para.

Rreth 15 mijë euro kesh, letra me vlerë, çeqe dhe kuponë karburanti. Kur ai u shfaq ne i thamë që të ketë kujdes me ato para,” thotë Amedeo, pronari i barit.

Back to top button