Lajme

“Hera e parë që nuk do të dal në zyre” – vetëizolohet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sot nuk do të del në zyrën e tij,.

Sipas njoftimit në Facebook, Kurti thotë se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt me një person me koronavirus.

Nga sot ai ka bërë me dije që ndodhet në vetizolim, derisa të dalin rezultatet e testimit të zyrtarit të MIE.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button