Lajme

Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë

Disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.

Express ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur përmes telefonit.

Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button