fbpx
Teknologji

Historia e një legjende: 10 fakte që nuk i dini për Ferrari

Ferrari është ndoshta marka më e famshme e prodhimit të makinave. Çdo fëmijë ka pasur të paktën në dhomën e tij një poster të Ferrarit. Simbol i luksit, i fuqisë dhe statusit civil, kjo makine është njëkohësisht edhe simbol i perfeksionit, i zhvillimit te teknologjisë. Ajo është një vepër e vërtetë arti, krenari italiane dhe e historisë se ndërtimit të makinave. Ndërtuesi dhe themeluesi i saj është Enzo Ferrari, i cili i dha emrin e tij punishtes që do të sillte në jetë idhullin e të gjithë pasionantëve të makinave të shpejta.

Enzo Ferrari, themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobilizmit e nisi karrierën si pilot i garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Mussolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Mussolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Në vitin 1925 Ferrari braktis garat, por jo automobilizmin që do të mbetej deri në fund të jetës pasioni i tij. Dhe kështu në vitin 1929 nisi edhe ideimin e makinës Ferrari dhe nga aty nisi ngritja e një perandorie legjendare si ajo e skuderisë së kuqe. Vetë Enzo Ferrari deri në vitin 1971 preferonte të dilte në rrugë me një Alfa Romeo. Për Ferrarin shume gjëra dihen, por ka të tjera që për disa mund të jene edhe të panjohura.

Kali i tërbuar është shfaqur për herë të parë në makinat Ferrari në vitin 1932, por origjinali i saj është marrë nga i afërmi i Enzos, Francesco Baraccia, një pilot ushtarak, që këtë logo e kishte të vendosur në avionin e tij dhe që ndërtoi një edhe për Ferrarin që tashmë është kthyer në një ikonë. Ju e keni vërë re që çdo makinë ka nga një ngjyrë të sajën simbol. Mercedesi ka si ngjyrë simbol të argjendtën, Jaguar është i gjelbërt, ndërsa Ferrari tradicionalisht është i kuq. Kjo pasi dikur, në garat me makina, secila prej tyre kishte ngjyrën e saj, për t’u dalluar nga të tjerat, por edhe nga pista. Edhe pse tani ka Ferrari me ngjyra të ndryshme, e kuqja ikonike mbetet simbol.

Ata që kanë punuar me Enzo-n thonë që marrëdhënia me të ishte e vështirë. Gjatë jetës së tij ai bëri shumë armiq. Enzo kishte teoritë e tij, një prej te cilave ishte ajo që një shofer i pa sigurt është një shofer i shpejtë. Veç kësaj ai njihet për nxitjet që u bënte pilotëve të tij që këta të kundërviheshin me njëri-tjetri, në funksion të rritjes së konkurrencës dhe performancës. Motoja e jetës së Enzo-s ishte: “Mendo si fitimtar dhe vepro si fitimtar. Kështu ka shumë mundësi që ta arrish objektivit tënd”.

Në fakt, marka tjetër e famshme italiane i ka pasur fillimet e veta ne prodhimin e traktorëve. Dikur flitet se Enzo dhe Ferruccio Lamborghini patën një debat dhe Ferrari e quajti atë një idiot që të bënte mirë të merrej me traktorët, në vend që të punonte për makinat e garave. Fyerja që i bëri Enzo, e detyroi Ferruccio Lamborghinit ti hynte punës dhe të sillte në jetë një tjetër makinë të famshme. Po kështu, Enzo ka pasur marrëdhënie jo te mira edhe me Henry Ford, themeluesin e markës së famshme amerikane. Ford kërkoi të blinte Ferrarin. Pas shumë negociatash, Enzo deklaroi se nuk do ta shiste më Ferrarin.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close