Lajme

Hoti: Duhen edhe 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike

Hoti: Duhen edhe 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e së hënës ka shtyrë për nesër rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Hoti deklaroi se duhen edhe deri në 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Për shtyrjen të buxhetit, këtë pikë e kemi shtyrë për nesër sot gjatë ditës pres që të finalizuar buxheti dhe keni kohë deri nesër që ta shihni dhe do të njoftoni nesër në mëngjes për ta miratuar rishikimin e buxhetit”.

“Ministrja duhet të bëjë angazhim që të jetë deri në 700 milionë euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike. Të mos preken projektet kapitale por të rishikohet dinamika”, shtoi ai.

Qeveria gjithashtu po ashtu ka miratuar Nismën për miratimin e Protokollit numër 7 për Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda CEFTA-s. /Reporteri.net/

Back to top button