Lajme

“Hoti i papërgatitur për dialog, kur u nis për Bruksel harroi edhe ??”

“Hoti i papërgatitur për dialog, kur u nis për Bruksel harroi edhe pasaportën”
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Thotë se ai nuk është i përgatitur që të negociojë në emër të Kosovës.

Madje sipas Haxhiut, edhe pasportën e kishte harruar Hoti në shtëpi, kur ishte nisur për në Bruksel.

“Kur je nis për Bruksel e ki harru pasaportën…ty është dashtë më të prit aeroplani në pistë edhe udhëtarët edhe piloti me të prit në pistë 15 minuta se aq i përgatit je kon sa edhe pasaportën e ke harru në shtëpi”, tha Haxhiu.

“PDK’ja ta ka lënë marrëveshjen finale me Serbinë, jo marrëveshje ekonomike, çfarë ju e shndërruat. Por marrëveshje me traktat paqeje…ti e ke humb atë rast edhe e ke shkel me dy këmbë Kushtetutën në Ujman”, shtoi Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button