Lajme

Hoti i përgjigjet Kurtit: S’ka me i ardhë shanca që ta marrë pushtetin

Kreu i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti, është pyetur sot për deklaratën e kreut të LVV-së, Albin Kurti, që tha mbrëmë se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e këtij Ekzekutivi nëse emërohet në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve.

Këto deklarata Hoti i ka quajtur vetëm fiksion, derisa shton se Kurtit nuk do t’i vijë shansi që të marrë pushtetin.

“E para është veç fiksion i tij.

S’ka me i ardhë shansi asnjëherë atij për të marrë pushtetin, ne njëherë ia kemi dhënë pushtetin, edhe dy herë e ka shkelur Kushtetutën, më nuk do t’ia japin mundësinë me qytetarët që ta marrë pushtetin”, ka thënë ai.

Kryeministi në detyrë ka thënë se vendimet e tij janë të rëndësisë shtetërore.

“Vendimet që i kam marrë unë janë vendime të rëndësisë shtetërore, tashti imagjino nëse mund të kontestohet Marrëveshja e Uashingtonit, ose vendimet për të vendosur rend e ligj, ose vendimet për të shkakruar drejtorin e policisë, të cilit ai i ka lëshuar mirënjohje e që më vonë shkoi në PDK.

Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, ka deklaruar Hoti./kosovarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button