Lajme

Hoti: Kemi marrëveshje me Listën Serbe, AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë

LDK ka arritur marrëveshje edhe me Listën Serbe për krijimin e Qeverisë së re.

I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe.

Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme tha se shpreson gjatë ditës se do të përmbyllë marrëveshjet edhe me partnerët të mundshëm për koalicion.

Ndërsa shtoi se për aq kohë sa mund të bëhet një shumicë parlamentare nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button