Lajme

Hoti: Në dialog do të shkojmë të koordinuar – fton edhe opozitën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të parë zyrtar si kryeministër me presidentin, Hashim Thaçi, ka thënë se në dialog Kosova do të shkojë e koordinuar nga i gjithë spektri politik, shkruan Reporteri.net.

“Unë sot kisha një takim me presidentin e vendit me kërkesën time për ta njoftuar lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pozicionin e dialogut. Unë kam pasur takime me të gjithë parnerët e koalicionit. Kam bërë ftesa për opozitën. Edhe sot përmes juve i ftoj ata që të pranojnë të na dëgjojnë cfarë kemi për të thënë për proicesine dialogut. Platformë e kemi bërë publike në një konfernecë në AShAK. Ky process është i të gjithë qytetarëve dhe partive. Do të mundohem të krijoj një koncensus të plotë mes të gjitha forcave politike për një proces të rëndësishëm. Ne jemi në pikë kur duhet të përmbyllet ky proces dhe është me rëndësi të jemi së bashku në këtë proces.”, tha Hoti.

Ai është shprehur se roli i tij në dialog dhe kompetencat e secilit janë të qarta në Kushtetutë, shkruan Reporteri.net.

“Është tepër më rëndësi të jemi së bashku në këtë proces. Kompetencat e mia janë të qarta dhe ne i kemi rolet e ndara. Në këtë proces do të jemi të koordinuar”, tha Hoti para gazetarëve.

Ai njoftoi edhe për vizitën e nesërme të ndërmjetësit të BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Lajçak.

“Lajçak vjen nesër në Prishtinë, ngdalë po unifikohet proceci i Kosovës karshi dialogut. Rolet i kemi të qarta cdo gjë do e bëjmë në pëprkythje me Kushtetutën”, tha ai. /Reporteri.net/

Burimi

Back to top button