Lajme

Hoti pyetet në Prekaz për Murat Jasharin që VV-ja e propozoi për kryeministër konsensual

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar propozimin e bashkëpartiakes së tij, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, para se të votohej kabineti i tij e që kërkonte qeveri tranzitore me kryeministër Murat Jasharin.

Hoti tha se në vend tashmë kanë ndodhur procese te tjera kushtetuese dhe Murat Jashari mbetet emër i respektuar për të gjithë.

“Emri i tij është simbol i kësaj familjeje dhe nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e respekton, por kanë ndodhur disa procese të tjera kushtetuese në Kosovë, sot e kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me te gjithë pa përjashtim për të krijuar unitetin e nevojshëm shoqëror pavarësisht dallimeve që mund të kemi politike dhe të tjera, në interes të qytetarëve të Kosovë”, tha Hoti.

Kryetari i Skenderajt dhe përfaqësuesi i familjes historike, Bekim Jashari, uroi qeverinë e re për detyrën e marrë.

“Bëmë homazhe të varrezat, vizituam edhe kullat, që gjendjen në të cilën janë e dimë të gjithë, uroj që qeveria e re dhe kryeministri Hoti të kenë fat, shëndet dhe t’u ecë puna mbarë sepse populli ynë ka shumë nevojë, për shumë gjëra. Urime e suksese të gjithëve, paçi shëndet dhe u ecte qysh është më së miri”, tha Jashari.

Burimi

Back to top button