Lajme

Hoti tha se do të jetë edhe 3 vjet kryeministër, kështu i kundërpërgjigjet Rexhep Selimi

Avdullah Hoti në Kuvendin e Kosovës tha se do të jetë edhe tre vjet kryeministër.

“Përpara jush kam me qenë edhe tre vjet”, ju tha Hoti deputetëve.

Por shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se as vet Hoti nuk e beson në atë që e ka thënë.

“Për kryeministër ma kadalë pak. Edhe ai e di, sikur ai të ishte i sigurt që është edhe 3 vjet, nuk do ta kishte përmend fare”, ka thënë Selimi në T7, shkruan Reporteri.net.

Shefi i deputetëve të VV-së tha se Hoti mund të jetë deputet.

Kujtojmë se Hoti sot u përplas jo pak me deputetët e VV-së, ku tha se po e shajnë, çka u mohua nga këta të fundit.

“Këtë interpelancë dhe në seancat e tjera të Kuvendit unë propozojë që me pasur një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin edhe kur e kryejmë atë pjesë hyjmë mandej dhe bisedojmë seriozisht”, tha Hoti. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button