Lajme

Hoti tregon kur arrihet marrëveshja për qeverinë e re me AAK-në e Nismën

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janë të bindur që nesër do t’i përfundojnë negociatat me partnerët e koalicionit me të cilët do ta formojnë qeverinë e re, AAK-në e Nismën Socialdemokrate të Kosovës.

Pas takimit që kanë pasur me përfaqësuesit e këtyre partive, Hoti ka theksuar se negociatat janë përmbyllur në masë të madhe.

“Bisedat janë përmbyllur në masë të madhe. Jemi të vetëdijshëm se do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë, me pandemi, dhe të kthejmë dëmtimet që janë bërë këto javë. Shpresoj se nesër do të dalim me përbërjen e qeverisë së re”, tha Hoti, raportin Insajderi.

Kandidati për kryeministër ka thënë se janë duke e finalizuar listën me emrat e ministrave, resorëve dhe parimeve të qeverisjes.

“Jemi duke i finalizuar, me emra të ministrave, me resorë, me parime të qeverisjes”, theksoi ai.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button