Lajme

Humoristi i njohur vdes pas infektimit me koronavirus

Aktori britanik Tim Brooke ka humbur betejën me COVID-19.

Aktori dhe komediani i njohur Tim Brooke ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan DailyMail.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka vdekur sot në mëngjes prej COVID-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe një kënaqësi e madhe për të përfaqësuar atë. Ne jemi mirënjohës që kemi kaq shumë punë të tij për të parë, lexuar dhe dëgjuar. Ai kishte, natyrisht, shumë fansa të cilët gjithmonë i trajtonte me gëzim edhe pas provave dhe incizimeve të gjata” thotë menaxheri i tij.

Lajmi i hidhur vie në mëngjesin e sotëm pas konfirmimit se Britania e Madhe ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve si pasojë e COVID-19. Tags :Koronavirus

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button